Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme nga moderatori Arian Çani pse nuk i është përgjigjur thirrjes së qeverisë për mjekët në pension që të riktheheshin në vijën e parë të luftës për COVID-19.
“Nuk më shkoi ndërmend sepse pas 30 vitesh është qesharake të hysh në një profesion që nuk e ke ushtruar.Asnjë njeri që nuk ushtron një profesion për 30 vjet nuk mund të pretendoj se e ushtron atë mirë. Rregulli i parë i mjekësisë është të mos dëmtosh. Unë kam pasion të jashtëzakonshëm. 23 vjet e ushtrova profesionin e mjekut, kardiolog e kam ushtruar 20 vite.”-tha Berisha.
