Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Pse s’më mori Zoti mua…”/ Babai i 7-vjeçares: Ishim dorë për dore, duhej të kisha vdekur unë

16:46 / August 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogu Bislim Ahmetaj ka treguar bisedën e dhimbshme me babanë e 7-vjeçares, që u përplas për vdekje nga gomonia një ditë më parë në plazhin Potam.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Ahmetaj, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka rrëfyer një bisedë të shkurtër me babanë e vogëlushes së ndjerë.

Postimi:

Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë.

Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për dorë me babi Bledarin është mbyllur në arkmort, mbi të derdhen përrenj lotësh që krijojnë detin e dhimbjes nga mami, gjyshja dhe dhjetëra gra e vajza veshur me të zeza që lëvizin si magmë e zezë në oborrin e shtëpisë ku jeton gjyshi i saj.

Pak metra me tej në një kafe presin burrat. Aty s’ka gjamë, as vaj, veç sy të mbytur nga lotët dhe gulshe dhimbje. Shumë pak fjalë: Zoti ju forcoftë, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim, shtrëngoni burra, Zoti e pastë marrë afër vetës e të tjera fjalë ngushëlluese të kësaj natyre.

Dhe përgjigjet e rëmta nga familjarët që presin në këmbë: Ju lumshin kambët, faleminderit që keni ardhë, në gëzime jua kthefshim…

Bledari i jati i Jonadës, mundohet të përmbahet, të bëj burrin e fortë të malsisë, por nuk e lejon dhimbja që i pëlcet në shpirt: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.

Ta mori krimineli me uniformë, por s’ke ça me ba duhet me ba durim-ja kthej unë. Ehhh- ofshan- Ja la Zotit, vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada- thotë mes lotësh Bledari që erdhi për të parë prindërit, të afërmit dhe për të pushuar në bregun e detit Jon, ku la shpirtin e tij.

E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo tragjedi familjare, por jo vetëm. Ajo është tragjedia e çdo familje, ajo është tragjedia jonë kombëtare që duhet ta ndalim me çdo formë, me çdo mjet

Bislim Ahmetaj plazhi Potam
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

13:57 / June 5, 2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.