Një burrë në Malishevë është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij sepse kjo e fundit nuk e ka përshëndetur.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.H., i akuzuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur dje në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri kthehet nga puna në gjendje të dehur me një bashkëfshatar, dhe menjëherë fillon ti bërtasë bashkëshortes, L.H., për shkak se kjo e fundit nuk e ka përshëndetur.
