Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse socialistët fituan Shkodrën dhe çfarë presin qytetarët nga Benet Beci?

23:16 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sondazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Angi Ricerche” dhe Top Channel, të vetmit që gjetën se bashkinë e Shkodrës e fiton kandidati socialist, zhvilluan një tjetër sondazh për qasjen e qytetarëve pas zgjedhjeve. 62.4 për qind e qytetarëve kanë një perceptim pozitiv pas rezultatit të zgjedhjeve, ku socialisti Benet Beci fitoi bindshëm, përkundrejt 37.6 për qind që kanë perceptim negativ.

Por çfarë presin shkodranët, që për herë të parë zgjodhën të qeverisen nga e majta? 23.7 për qind e tyre presin infrastrukturë publike. 21.4 për qind presin zgjidhjen e problemit të papunësisë, 20.3 për qind zgjidhjen e kriminalitetit dhe sigurisë. Ndërkohë, 19.6 për qind e qytetarëve kërkojnë shërbime shëndetësore, 19.2 për qind duan taksim më të ulët. Më tej, shkodranët presin ndihma për shtresat në nevoja dhe zgjidhjet e problemeve të kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve.

Të anketuarit u pyetën se cilat janë arsyet kryesore që fitoi kandidati socialist. 55.8 për qind e tyre mendojnë se Beci është një figurë e rëndësishme, 40.2 për qind e arsyetojnë me programin e besueshëm që ai ka prezantuar, ndërsa 39.5 për qind thonë se ka bërë socialisti ka bërë premtime të besueshme dhe konkrete. Nga ana tjetër, 40.1 për qind e shkodranëve thonë se kanë besim te Partia Socialiste.

Por, pse Berisha e humbi Shkodrën? 59.4 për qind e shkodranëve mendojnë se “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet, pasi qendra e djathtë është e ndarë. 37.6 për qind thonë se koalicioni paraqiti një program elektoral të dobët, 27.7 shprehet se bënë premtime të pabesueshme ose të parealizueshme. Ndërsa 24.2 për qind mendojnë se Bardh Spahia ishte kandidat i dobët.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 22-24 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 persona, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

benet beci Shkodra sondazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.