Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

11:02 / November 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
photo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martesa dhe bashkëjetesa po humbasin edhe më shumë rolin tradicional që kanë pasur për shekuj me radhë. Sipas një analize të publikuar nga revista The Economist, bota po përjeton atë që autorët e quajnë “recesioni i marrëdhënieve”, një ndryshim i madh shoqëror që po e riformëson mënyrën si njerëzit jetojnë dhe lidhen me njëri-tjetrin.

Të dhënat tregojnë se në vendet e pasura, përfshirë Shtetet e Bashkuara, numri i personave që jetojnë pa partner është dyfishuar në pesë dekadat e fundit. Tek grupmosha 25–34 vjeç, 50 për qind e burrave dhe 41 për qind e grave jetojnë sot pa bashkëshort apo bashkëjetues. Që nga viti 2010, përqindja e njerëzve që jetojnë vetëm është rritur në 26 nga 30 vendet më të zhvilluara.

“The Economist” llogarit se bota ka të paktën 100 milionë më shumë persona single sesa do të kishte nëse normat e lidhjeve do të ishin si në vitin 2017.

Ekspertët theksojnë se kjo rritje nuk lidhet vetëm me ndryshimet kulturore, por edhe me faktorë ekonomikë dhe socialë. Gratë janë bërë më të pavarura financiarisht, ndërsa njerëzit e rinj janë më selektivë dhe shpesh vendosin të jetojnë vetëm për të ruajtur autonominë personale.

Megjithatë, prirja sjell edhe pasoja të dukshme: rritje të ndjenjës së vetmisë, ndryshime në strukturat familjare dhe sfida për ekonomitë që bazoheshin tek modeli tradicional i familjes.

Sipas “The Economist”, kjo epokë e re e singlehood-it po e transformon botën “në mënyra të mira dhe të këqija”, duke shënuar fundin e një epoke ku lumturia dhe stabiliteti përkufizoheshin përmes martesës.

single the economist tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.