Mediat britanike raportojmë me lajm të fundit se Julian Assange është arrestuar në Londër, në ambasadën e Ekuadorit, aty ku ka kërkuar dhe azil politik. Pak ditë më parë u raportua se Ekuadori e kishtë refuzuar kërkesën e tij , çka solli dhe ndërhyrjen e Scotland Yard.
Assange hyri në Ambasadën e Ekuadorit në qershor të 2012, për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi ku akuzohej për dhunë seksuale dhe përdhunim. Ndërhyrja në ambasadën e Ekuadorit u bë pasi Assange nuk iu përgjigj thirrjes për tu paraqitur në gjykatë, pasi Ekuadori u tërhoq nga kërkesa e azilit të tij. Vetë presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno tha se tërheqja u bë pas shkeljeve të përsëritura të Konventave Ndërkombëtare.
Ndërsa vetë Wikileaks shkruan se është Ekuadori që veproi kundër rregullave kombëtare. 47-vjeçari refuzoi të largohej nga ambasada, duke pretenduar se do të ekstradohej në SHBA për tu pyetur mbi aktivitetet e Wikileaks.
Assange do të mbetet në qeli në stacionin qendror policor të Londrës, para se të shfaqet në gjykatë sa më shpejt, thuhet në një deklaratë.
Ministi i Jashtëm britanik, Sir Alan Duncan thotë se arresti erdhi “pas një dialogu të gjerë mes dy vendeve tona”.
Arrestimi i Assange vjen një ditë pasi Wikileaks kishte zbuluar një operacion të gjerë spiunimi kundër bashkëthemeluesit të saj në ambasadën e Ekuadorit.
Ka pasur një mosmarrëveshje të gjatë mes autoriteteve ekuadoriane dhe Assange lidhur me atë se çfarë duhej dhe nuk duhej të bënte në ambasadë. Korrespondenti diplomatik i BBC, James Landale tha se për vite me radhë atij iu hoq aksesi nga interneti ndërsa u akuzua për përfshirje në aktivitete politike, gjë e cila nuk lejohet kur kërkon të marrësh azil.
“Saktësisht nuk është e qartë se çfarë ndodhi në ambasadë, ka pasur pretendime dhe pretendime kundër”, tha Landale.
Assange fillimisht do të përballet me procedurat ligjore britanike, por mund të ekstradohet në SHBA për publikimet e Wikileaks, shtoi ai.