Një ditë më parë deputeti Adriatik Alimadhi bëri të ditur se ishte i prekur nga COVID1-19 bashkë me të shoqen.
Megjithëse në postimin e tij në rrjetet sociale tha se gjendja e tij ishte e stabilizuar, disa orë më vonë ai lajmëroi se do të nisej pranë Spitalit Infektiv.
“News24” raporton se mjekët po e mbajnë në trajtim deputetin.
“Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shtruan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese”.
Deputeti tha se ai dhe bashkëshortja e tij janë të infektuar me koronavirus. Në reagim, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.