Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:58 / April 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkelqim goxhaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill në emisionin Opinion dha më shumë detaje nga operacioni kundër zjarrit në një pallat pranë QSUT-së.

Goxhaj u shpreh se shtresa e jashtme e pallatit ka shpërndarë flakët.

Ai shtoi se pjesa më e vështirë ka qenë ajo e evakuumit të banorëve. Shtoi se janë lënduar 4 zjarrfikës, që ndihmuan në evakuuim.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikësëve të Tiranës: Kemi vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në vendin ku ndodhi zjarri. Jemi ende të lodhur, sepse shërbimi zjarrfikës nuk ndalon asnjëherë. Gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës ishin përfshirë në aksion, gjithashtu u përfshinë dhe zjarrfikëse nga Vora e Kamza dhe kishim ndihma nga Ujësjellësi e Forcat e Armatosura. Edhe nga ajri ka qenë një helikopter në ndihmë.

Thirrja për flakët dje erdhi para orës 17:00. Nisëm automjetin e stacionit të Kinostudios, sepse ishte më afër. Është një pjesë e fasadës së objektit, që e përhapi zjarrin me shpejtësi. Shtresa e jashtme shpërndau flakët. Një pjesë tjetër e pallatit, me material më rezistues ndaj flakëve, nuk është djegur fare. Pjesa më e vështirë ka qenë pjesa e evakuuimit të banorëve, që ka qenë proces shumë i vështirë. Janë lënduar katër zjarrfikës, që ndihmuan banorët në evakuuim.

flaket pallat shkelqim goxhaj Tirane zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.