Dy persona janë arrestuar për skandalin me publikimin e pagave.
Nga hetimi ka rezultuar se këta dy punonjës kanë nxjerrë nga sistemi databazën me të dhënat e 690 mijë qytetarëve.
Urdhërarrestet janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës.
Nuk ka detaje të tjera për momentin mbi identitetin e personave që policia i ka çuar pas hekurave në paraburgim.