Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për mediat lidhur me publikimin e të dhënave personale të votuesve në Tiranë.
Ai tha se nuk janë të dhëna që disponon PS po janë servirur nga një media pranë Partisë Demokratike dhe janë fotografi të sajuara.
“Të dhënat e servirura me pagesë nga njëq media pranë PD nuk korrespondojnë aspak me të dhënat që disponon Partia Socialiste. Pra, të dhënat apo fotografime nuk kanë të bëjën me të dhënat që ne kemi. Janë fotografi të sajuara të ndonjë sistemi tjetër që nuk përdoret nga ne”, tha Balla.
