Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikimi i të dhënave të kartotekës, Berisha: Sulmi nga hakera qeveritarë. Moment i rrezikshëm

12:42 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për publikimin e të dhënave nga sistemi “MEMEX” (sistemi me informacionet për kriminelët shqiptarë), ku thotë se ky është një moment i rrezikshëm për vendin, ndërsa sipas tij dalja e këtyre të dhënave dëshmon dorëzimin e shtetit në duart e krimit. Po ashtu Berisha vijon akuzat, ku në deklaratën për mediat, pohoi edhe se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, ndryshe nga sa ata deklarojnë.

“Sot nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet. Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin.

Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen.

Nxjerrja e të dhënë të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale shtetërore. E kam të qartë se hacker iranianë sulmuan portalin e-albania dhe e besoj raportin e publikuar, por absolutisht, të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Sistemet digjitale u shkatërruan nga kombinime hakerash rajonale, europainë. Drejtësia është e tëra një vegël e partisë shtet dhe zbaton vetëm urdhrat e saj”.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Rama të enjten në Mal të Zi për Samitin e Berlinit, në takim edhe kancelari Merz

19:50 / October 20, 2026

Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë

19:27 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.