Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Publikimi i videove erotike, Luarasi: Dëm i pariparueshëm te ‘viktimat’, sidomos prej ish-partnerëve

23:31 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iris luarasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedogogia Iris Luarasi ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” sa i takon videove erotike që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat shpesh edhe montohen. Ajo theksoi se tashmë dhuna offline është transferuar në atë online, dhe shumë njerëz për qëllime dashakeqëse publikojnë video duke shkaktuar dëme te pariparueshme te viktimat e këtij fenomeni.

Iris Luarasi: Është dhunë online, absolutisht dhe në ditët e sotme shumica e njerëzve, veçanërisht brezi i ri nuk kanë më shumë jetë reale. Më shumë e kanë jetën online. Imagjino dëmin që i shkaktohet një vajze, një gruaje, një figure publike në momentin që ti i nxjerr një video, bashkë me komentet. Që ti i nxjerr 100 mijë euro në ditë, flitet për qindra mijëra euro sikur po flitet për gogla. Nuk doja ta përqendroja te kjo pjesë se sa tek dëmi që shkaktohet te një personazh, është i pariparueshëm.

-Është një dëm ndaj gjithë shoqërisë.

Iris Luarasi: Patjetër! Veçanërisht është i targetuar ndaj grave dhe vajzave sepse po ta shikosh… Ti kupton që e gjitha dhuna offline në fakt është transportuar online. Ka shumë më tepër dëshmitarë. Dhuna online është shumë më e madhe dhe ka shumë më tepër elemente dramatike se sa një shpullë. Janë dëshmitarë mijëra vetë kështu që dëmi mbi personin është akoma më i madh.

Sipas Luarasit, në të shumtën e rasteve këto shantazhe online kryhen nga ish-partnerët, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave.

Iris Luarasi: 40 nocione në botën online që ushtrohen ndaj grave dhe vajzave dhe që përdoren nga njerëz për të shantazhuar, për të prishur imazhin, nga ish-partnerët, nga ish-bashkëshortët. Ky patjetër është një shantazh që i bëhet ish-partnerit, ekzistojnë të dhëna sa të mëdha janë dëmet që i shkaktohen viktimave. Në Shqipëri duhet të nisë kultura e denoncimeve.

Iris Luarasi publikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.