TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Këshilltari i Ramës në Liban premton kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri

22:07 / May 28, 2022

Vonesat në organizimin e finales së Champions League, rrjeti çmendet me Parisin: Merrni shembull nga Tirana

21:55 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Publikohen emrat e propozuar nga socialistët për presidentin e ri

11:02 / April 26, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Para pak ditësh, socialistët propozuan secili në një zarf të fshehtë nga 3 emra për postin e kreut të shtetit, por maxhoranca vendosi që mos t’i bëjë ato publike për faktin se është në negociata me opozitën dhe ka deklaruar se nuk do të shkojë në tryezë para saj me emra konkretë.

Megjithatë, gazeta “Panorama”, ka zbuluar nëpërmjet burimeve të saj se mes emrave të propozuar nga socialistët janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj. Mësohet se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentare dhe shoqërisë civile. Gjithashtu, burime brenda Grupit Parlamentar të PS-së bëjnë me dije se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e maxhorancës socialiste dhe se do të tentohet për një President konsensual që të marrë edhe dakordësinë e opozitës.

REAGIMI

Kreu i maxhorancës, Edi Rama, i konsideroi dje “thashetheme” zërat që kanë qarkulluar në media se Vali Bizhga, shefja e Kabinetit të Kryeministrit, do të propozohet si kandidate për Presidente. Sipas Ramës, në procesin e zgjedhjes së Presidentit stimulohen një sërë thashethemesh dhe përmenden emrat e personave edhe pa dëshirën e tyre. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, deklaroi se emrat e përfolur në media për marrjen e këtij posti janë vetëm thashetheme.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen sot nga kjo nismë. Është një nismë e re dhe e veçantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme, dhe më pas me gjasë të përzgjedhin të përfshihen si spektatorë në këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fundvit. Kështu që nuk do të doja që të shfokusoheshim, e kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së Presidentit stimulon thashethemet dhe përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre. Përgjigjja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete, pasi nuk ka një të vërtetë”, tha Rama.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka përmendur për herë të parë emrin e Vali Bizhgës si një kandidate potenciale për Presidente. Sipas tij, në procesin e socialistëve për propozimin e emrave për President, në zarfet e tyre qarkullon më së shumti emri i Vali Bizhgës.

PRESIDENTI I RI, EMRAT E PROPOZUAR NGA PS

Servet Pëllumbi
Fatos Nano
Mimi Kodheli
Namik Dokle
Valentina Leskaj
Gramoz Ruçi
Lindita Nikolla
Fatmir Xhafaj
Edi Rama
Arta Dade
Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Luljeta Bozo
Anastas Angjeli
Shkëlqim Cani
Ylli Bufi
Musa Ulqini

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Këshilltari i Ramës në Liban premton kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri

22:07 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Këshilltari i Ramës në Liban premton kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri

22:07 / May 28, 2022
Te fundit

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.