Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohen mesazhet që Meghan dhe Harry i dërguan para dasmës babait të dukeshës

21:12 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meghan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë një prej çifteve më të komentuar në media personazhet që kanë ngjallur kuriozitet të madh tek publiku në mbarë botën.

E gjithë jeta e tyre është ekspozuar në media, ndaj Meghan dhe Harry vendosën të heqin dorë nga titujt mbretërorë dhe të bëjnë një jetë më të thjeshtë.

Madje, ata kanë shkëputur çdo kontakt me mediat britanike që kanë përfituar në kurrizin e tyre.

Me siguri ju kujtohet “sherri” i madh i Meghan Markle me babain e saj, Thomas, i cili u bë kryefjala e mediave për muaj të tërë.

Meghan dhe i ati nuk flasin më që prej dasmës së saj, ndërsa nga Gjykata e Lartë janë bërë publike disa mesazhe që Harry dhe Meghan i kanë dërguar Thomas-it për ditë me radhë para dasmës.

Pavarësisht skadalit të madh në media, çifti ka kërkuar të flasë me babin e Meghan-it dhe e ka telefonuar disa herë, duke i lënë gjithashtu mesazhe.

“Tom, jam Harry dhe do të të telefonoj tani. Të lutem përgjigju. Faleminderit.”

“Tom, sërish Harry. Kam vërtet nevojë të flas me ty. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, i kuptojmë rrethanat, por “bërja publike” do ta përkeqësonte situatën. Nëse e do Meghan-in dhe dëshiron ta rregullosh këtë, të lutem më telefono. Ka dy opsione të tjera që përjashtojnë nevojën për të folur në media, e cila krijoi gjithë këtë situatë. Kështu që të lutem më telefono, që të ta shpjegoj. Meghan dhe unë nuk jemi të zemëruar, thjesht duam të bisedojmë me ty. Faleminderit.”

Mesazhi i tretë ishte një lloj paralajmërimi:

“Oh, çfarëdo bisede me shtypin do të dështojë, më beso Tom. Vetëm ne mund të të ndihmojmë, siç jemi përpjekur që ditën e parë.”

Një mesazh i dërguar 4 ditë para dasmës:

“Jam përpjekur të të kontaktoj gjithë fundjavën, por ti nuk po i përgjigjesh asnjë telefonate apo mesazhi. Jemi të shqetësuar për shëndetin tënd, por nuk dimë çfarë të bëjmë më shumë pa përgjigjen tënde. Ke nevojë për ndihmë? Ta sjellim sërish ekipin e sigurisë? Na vjen vërtet keq që je në spital, por të lutem kontakto me ne. Në cilin spital je?”

Mirëpo, asnjë përpjekje e tyre nuk ka pasur asnjë rezultat dhe babai i Meghan vazhdon ende të mos pranojë të kontaktojë me të bijën.

dasmes Meghan tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.