Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohen pamjet e autorëve të vrasjes së Erjon Xhenjes

17:40 / September 27, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është momenti kur dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 Shtatorit në Shkodër largohen nga vendngjarja.

Kjo është foto e marrë nga kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku u vra i riu. Siç shihet në pamje autorët kanë qenë të dy me kasketa, ndërsa personi në ulësen e pasagjerit dyshohet se është Bajram Çekorja.

Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar ndaj 19-vjeçarit Xhenje. Ndërkohë bashkëautori i tij i cili drejton motorçikletën ende nuk është identifikuar nga policia.

Pasi u larguan nga vendngjarja të dy autorët dogjën motorçikletën dhe armën e përdorur në krim në lagjen ‘Guerrile’. Pikërisht këto prova si dhe dhjetra pamje filmike të administruara nga grupi hetimit çuan policinë në identifikimin e njërit prej autorëve.

Hakmarrja është pista kryesore e ekzekutimit dhe sipas burimeve vrasja e të riut është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior. Këtë pistë e ka pohuar dhe nëna e viktimës e cila ndër të tjera ka deklaruar se fatkeqësia e djalit të saj 19-vjeçar ishte që kushërinjtë e tij janë me precedentë penal.

Erjon Xhenje Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.