Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Publikohet lista e mësuesve të anglishtes dhe edukimit fizik që garojnë për licenca

17:34 / April 3, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
provimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësuesit e rinj të anglishtes, edukimit fizik, si dhe ata të profilit histori-gjeografi-edukatës, janë kandidatët e radhës që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile. Provimet për këtë kategori mësuesish do të zhvillohen përkatësisht në datat 6 dhe 7 prill sipas kalendarit të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, e cila ka zbardhur tashmë listën e 271 kandidatëve që do të zhvillojnë testin për licencën profesionale.

Për secilin prej tyre është përcaktuar ora se kur duhet të paraqiten në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit për të plotësuar testin e informatizuar. Ekspertët e QSHA-së sqarojnë se mësuesit duhet të bëjnë kujdes jo vetëm në respektimin e masave antiCovid, por edhe në orarin e paraqitjes për të dhënë provimin. Për secilin kandidat që është pjesë e listës së detajuar në vijim, QSHA ka konfirmuar orarin se kur duhet të paraqitet në ambientet e këtij institucioni për të zhvilluar testimin e informatizuar, të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.  Sipas tyre asnjë kandidat që nuk paraqitet në orën e përcaktuar speifikisht për të, nuk do të mund të zhvillojë këtë provim, e për rrjedhojë do të mbetet jashtë garës për aplikimet e vendeve të lira të punës që do të raportojnë institucionet e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike apo private. Këta kandidatë duhet të hyjnë sërish në provimet e shtetit në sezonet e ardhëshme, dhe vetëm pasi të vlerësohen pozitivisht në to do të mund të konkurojnë për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në vend.

Për të mos rrezikuar hyrjen në provim, kandidatët që janë pjesë e kësaj liste duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jeni të pajisur detyrimisht me: mjetet mbrojtëse antiCovid, letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal, si dhe kopje të tyre. Me vete duhet të mbani edhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, ku të jetë e specifikuar hera pjesëmarrjes. Fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatëse. Po ashtu duhet të keni me vete edhe kopjet e diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Mungesa e ndonjërit prej këtyre dokumenteve penalizon kandidatët me përjashtim nga provimi e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

Provimi do të jetë i strukturuar në tre pjesë, të cilat përfshijnë pyetjet rreth njohjes së rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pyetjet rreth pedagogjisë, metodave të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës, si dhe pyetjet specifike për profilin lëndor në të cilin mësuesi kërkon të fitojë licencën profesionale.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pajisja më lejen e ushtrimit të profesionit, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit./ Gazetadita

Lista me emrat:

 

anglishtDownload
Edukim-fizikDownload

licenca lista
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lista e Pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2026

11:47 / January 15, 2026

“Lista e të vdekurve” e vitit 2026: Ja 50 personazhet e famshëm të politikës dhe artit që mund të vdesin, mes tyre dhe ish-presidenti Biden…

20:40 / January 9, 2026

“Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit”- Shtëpia e Bardhë publikon video satirike: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

19:19 / December 24, 2025

Vetting: Rexhë Byberi përfituesi i ndërtesës pa leje pranë bashkisë Tropojë! Lista e zezë e shkeljeve, KLSH zbulon abuzimet

20:49 / December 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.