Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Publikohet përgjimi i ri i Berlusconit në Itali: Lufta është faji i rezistencës ukrainase! Putin do mbaronte punë shpejt

20:05 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skynews meloni italy berlusconi 5909679
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një audio e re nga Silvio Berlusconi në Itali trondit shumicën e krahut të djathtë në prag të konsultimeve për qeverinë e re. Fjalët e ish-kryeministrit italian janë shprehur dje gjatë mbledhjes së deputetëve të tij. Ato janë pjesë e të njëjtit fjalim në të cilin ‘Kalorësi’ kishte treguar se kishte shkëmbyer “letra shumë të ëmbla” dhe shishe alkooli me Vladimir Putinin, duke nënvizuar se tashmë i kishte rilidhur marrëdhëniet me të. Kësaj radhe, fjalimi i Berlusconit i sapo publikuar, sërish nga media La Presse, ka të bëjë drejtpërdrejt me Ukrainën.


Sipas Berlusconit, faji është i presidentit ukrainas për luftën.”Sapo erdhi Zelensky në drejtim të Ukrainës trefishohen sulmet ndaj dy republikave, të cilat dërgojnë një delegacion në Moskë (. .) .) dhe më në fund arrijnë të flasin me Putinin. Ata thonë: ‘Vladimir nuk dimë çfarë të bëjmë, ti na mbro’. Ai është kundër çdo nisme, reziston, i nënshtrohet presionit të fortë nga të gjithë mbi Rusinë. Pastaj vjen operacioni special: trupat duhej të hynin në Ukrainë, brenda një jave të arrinin në Kiev, të rrëzonin qeverinë në detyrë, Zelensky etj., dhe të vendosnin një qeveri tashmë të zgjedhur nga pakica ukrainase e njerëzve të mirë dhe të arsyeshëm. Ai hyri në Ukrainë dhe u përball me një situatë të paparashikuar rezistence nga ukrainasit, të cilët filluan të merrnin para dhe armë nga perëndimi që nga dita e tretë. Dhe lufta, në vend që të ishte një operacion dy javë, ajo u bë një luftë. Pra, kjo është situata e luftës në Ukrainë “, dëgjohet të ketë thënë ai.


Kjo pjesë e fjalimit kujton fjalinë e shqiptuar në fund të fushatës elektorale nga Berlusconi: Putinit iu desh vetëm të zëvendësonte qeverinë e Zelenskit me një qeveri të Njerëz të ndershëm”, fjali të cilën më vonë u mundua ta justifikonte me “I referohesha fjalëve të të tjerëve”. Në të njëjtin skedar audio, Berlusconi sulmon liderët e Evropës dhe SHBA-së.
“Cili është një rrezik tjetër, një tjetër rrezik që kemi të gjithë: sot, për fat të keq, në botën perëndimore nuk ka liderë, nuk ka në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk ju them gjërat që di, por nuk ka liderë të vërtetë. A mund t’ju bëj të buzëqeshni? I vetmi lider i vërtetë jam unë … “.

berlusoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.