Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohet Video 3D: Si u rrëmbye me Range Rover të bardhë Jak Prenga në mes të Kamzës dhe u dërgua i vdekur në resortin ‘Golden’

22:15 / February 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikohet për herë të parë video 3D e rrëmbimit dhe vrasjes së 49 vjeçarit Jak Prenga në Kamëz, nga vëllezërit Hajri.

Emisioni “Dossier” në RTSH tregon hap pas hapi momentin e rrëmbimit të Jak Prengës në Kamëz me një Range Rover të bardhë dhe dhunimin më pas nga tre persona të maskuar e të armatosur. I gjakosur viktima futet në makinë dhe transportohet për në resortin luksoz “Golden”, në Shijak pronë e vëllezërve Hajri, tre prej të cilëve u arrestuan dhe një është shpallur në kërkim.

Video 3D e rrëmbimit dhe vrasjes së Jak Prengës:



Kujtojmë se, Jak Prenga u mor peng me dhunë në 17 janar në mes të Kamzës, në Rrugën Londër dhe më pas është transportuar në resortin ‘Golden’ në pronësi të vëllezërve Hajri, ku dhe ka humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes Policia ka arrestuar Bajram Hajrin, Elton Hajrin, Leonard Hajrin (të tre vëllezër), Olsi Turjan dhe Festim Bezhdilin, të cilët janë pjesë e bandës që ka kryer ekzekutimin e 49 vjeçarit. Në kërkim është shpallur dhe vëllai tjetër i tyre Altin Hajri.

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 autorët e grupit të Shijakut. Të shpallur në kërkim janë tre të rinj nga Shkodra, që dyshohet të jenë pjesë e “grupit të Dukagjinit”, dhe bëhet fjalë për Aldo Majnishta, 26 vjeç, Ardian Doçaj, 32 vjeç, dhe Artan Doçaj, 36 vjeç.

Arsyeja e marrjes peng të 49 vjeçarit ka qenë një sasi prej 243 kilogram kokainë e padorëzuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga në Angli, për llogari të vëllezërve Hajri.

kamze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.