Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Puçi i shtetit që përndjek FETO, Erdoganit iu refuzua ulja e avionit në Gjermani, orët e tmerrit që sollën edhe deportimin e “gylenistit”

21:41 / January 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grushti shtetit Turqi 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 14 dhe 15 korrik 2016, një grup ushtarakësh turq tentuan një grusht shteti në Turqi. ​Ushtarët dolën nga kazermat dhe morën në kontroll disa institucione si dhe aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit. Ndërkohë, rreth 4 orë pas nisjes së grushtit të shtetit, qeveria turke deklaroi se ka marrë kontrollin e vendit. Si pasojë e puçit ushtarak në Turqi u vranë mbi 200 persona, 104 puçistë, mbi 100 policë dhe ushtarë besnikë të qeverisë si dhe të paktën 47 civilë, ndërsa mbi 1440 persona të plagosur.

Çfarë ndodhi në Turqi?

Ushtria turke tentoi një grusht shteti në Turqi. Helikopterët e Ushtrisë kanë hapur zjarr fillimisht pranë selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke ku edhe kanë marrë kontrollin e saj.

Mbi qiellin e kryeqytetit turk, janë parë të fluturonin avionë dhe helikopterë. Ushtria mori në kontroll aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit si dhe mbylli dy urat e Bosforit, e cila u patrullua për 4 orë me radhë nga avionë dhe helikopterë të ushtrisë. Tanket e ushtrisë dolën nga kazermat gjatë pasdites së ditës së premte dhe rrethuan aeroportet dhe objektet strategjike në Ankara dhe Stamboll, ndërsa mbyllën të gjitha rrugët kryesore të lëvizjes së automjeteve.

Ky është grushti i shtetit i pestë që u tentua të ndodhë në Turqi. I pari është ai i vitit 1960, për tu pasuar më pas në 1971, 1980 dhe i fundit në vitin 1998. Sipas mediave ideatori i grushtit të Shtetit ne Turqi është koloneli Muharrem Kose cili u shkarkua nga detyra ne mars te vitit 2016 pasi dyshohej se kishte lidhje me lëvizjen Gylen, ndërsa ky i fundit ka mohuar në çdo moment përfshirjen në këtë akt. Gjatë grushtit Ushtria ka sulmuar zyrat e CNN turk në Ankara. Forca të shumta ushtrie janë futur në redaksinë e televizionit dhe boshatisën edhe studiot. PresidentinErdogan fluturoi drejt Anglisë për të kërkuar azil politik pasi u refuzua nga autoritetet gjermane që të ulej në aeroportet e tyre me helikopter.

Nga qyteti Bodrum ku qendroi i fshehur, presidenti turk, Erdogan ka bërë thirrje për rezistencë popullore ndaj puçistëve dhe populli turk iu përgjigj duke dalë në rrugë. Ai qendroi për 4 orë i fshehur, pasi nuk mund të ulej në aeroportin e Ankarasë pasi ishte nën kontrollin e ushtrisë.

deportimi Erdogan feto oret e tmerrit refuzua
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.