Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pullat fiskale i prodhon shteti, qeveria propozon që nga 1 janari 2025 ky shërbim të mos jetë më me koncesion

21:35 / April 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ministria e Ekonomise dhe Financave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur të mos e zgjasë më afatin e koncesionit të pullave fiskale. Kështu ky shërbim i dhënë me koncesion do t’i kalojë shtetit si monopol duke përmbyllur një kontratë që zgjaste prej më shumë se 12 vitesh.

Nëpërmjet një projektligji të ri, Ministria e Financave ka vendosur që çmimi dhe elementët e sigurisë së pullës fiskale të përcaktohet me VKM nga qeveria dhe se do të jetë efektive nga 1 janari i 2025-ës.

Më herët në parlament ka pasur debate për këtë koncesion pasi afati i përfundimit të tij ishte vendosur në fund të 2023-it. Më pas një vendim i qeverisë e shtyu atë edhe me dy vite, ku si argument u dha fakti se kompania mund ta dërgonte çështjen në arbitrazh dhe t’i shkaktonte dëm pasuror shtetit shqiptar.

Ky koncesioni u fitua nga kompania “Sicpa Security Solutions Albania” në vitin 2011 nëpërmjet një oferte të pakërkuar, ndërsa operimi filloi në 2012-tën.

Përpara koncesionit ky shërbim ofrohej nga shteti nën ombrellën e një shoqërie aksionere, ndërsa tani siç përcaktohet në projektligjin e ri nga 2025-ta do të jetë një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, përgjegjësi për shërbimin.

Pullat fiskale janë një element kryesor i produkteve të akcizës cigarja dhe pijet alkoolike, duke përbërë një burim të rëndësishëm të të ardhurave doganore.

Koncesion pullat fiskale shteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.