Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, foto nga puna që vijon në kantierin e Pediatrisë, ku tashmë është në përfundim të fazës së dytë. Po ashtu kreu i qeverisë shkruan se po punohet për një shërbim shëndetësor më cilësor për pacientët e vegjël.
”Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.
Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”,-shkruan Rama.
