Në Rrugën e Arbërit punohet në të gjithë gjatësinë e saj, nga Tirana deri në Gjoricë të Dibrës. Firma “Gjoka Construction” ka përqëndruar mjetet dhe fuqinë punëtorë në rrugë dhe tunele, për ta mbyllur objektin me cilësi dhe para afatit të premtuar.
Sipas drejtuesve të kompanisë kanë përfunduar 13 kilometrat e para, nga Tirana deri në Zallë Bastar. Mësohet se ky segment është gati për asfaltim.
Sakaq në Rrugën e Arbërit do të ndërtohen gjashtë tunele, në pesë prej tyre po punohet me intensitet të lartë. Tuneli më i gjatë është ai i Xibër Murrizes, 3.2 km. Po ndërtohen dy tunele paralel, njëri do të shërbejë për emergjencat.
Mbi lumin Mat, në afërsi të Urës së Vashës po ndërtohen Ura e Re e Vazhës, ajo bashkon dy male mes tyre. Është 220 metra e gjatë dhe është me konstruksion metalik. Kanë përfunduar 30 % të punimeve në këtë vepër.