Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Punësimet e reja në arsim/ Mësuesit që garojnë tek kimia, biologjia dhe edukimi fizik. Emrat

17:59 / August 5, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Javës së ardhshme garën për punësimet e reja në shkollat publike të arsimit parauniversitar do ta vijojnë mësuesit e edukimit fizik, biologjisë, si dhe ata të kimisë. Edhe në këto tre lëndë, janë mbi një mijë mësues që do t’i nënshtrohen fazës së dytë të konkurimit për punësimet e reja, që është testimi i informatizuar. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur gjatë ditës së djeshme listat zyrtare me 394 mësuesit e edukimit fizik, 447 mësuesit e biologjisë dhe 167 kandidatët e kimisë që duhet të paraqiten për të zhvilluar testin gjatë javës së ardhëshme.

Për secilin prej tyre është përcaktuar data dhe orari specifik se kur duhet të paraqiten në QSHA për të plotësuar testin. Kandidatët që nuk paraqiten në orarin e përcaktuar, do të përjashtohen, çka do të thotë se duhet të presin vitin e ardhshëm për të hyrë sërish në garë për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe gjimnaze.

Për të tre këto profile lëndore, testimet do të zhvillohen ndërmjet datave 9 dhe 14 gusht. Konkretisht, në datat 9 dhe 10 gusht do të zhvillohen testimet për mësuesit e edukimit fizik, në datën 11 gusht për mësuesit e lëndës së kimisë, si dhe në datat 12 deri në 14 gusht do të testohen mësuesit e lëndës së biologjisë. Datat dhe oraret e testimit i gjeni të detajuara në listën bashkangjitur shkrimit. Kush nuk paraqitet në orarin e përcaktuar e humbet të drejtën e konkurimit për këtë vit.

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, edhe për këto profile testimet për punësimin e mësuesve do të zhvillohen duke zbatuar me përpikmëri rregullat e përcaktuara nga strukturat mjekësore sa i takon respektimit të distancës, kujdesit për higjienën, si dhe mbajtjes së dorezave dhe maskave në ambientet e provimit.

Gjithashtu, për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara, në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP. Me vete duhet të keni edhe mjetet mbrojtëse kundër Covid-19, si dhe të paraqiteni të paktën 30 minuta përpara orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit.

Lidhur me përmbajtjen e testit, autoritetet sqarojnë se do të jetë i strukturuar në dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet në njohjen e dokumenteve zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, njohjen e programeve lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të ketë pyetje rreth njohurive shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatëse.

Vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar, përbëhet nga pikët që ai ka siguruar në fazën e parë të konkurimit nga pikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

“Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2021. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar më herët nga MASR.

Edukim fizik Download
KimiDownload
BiologjiDownload

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.