Gertjana Hasalla, eksperte punësimi flet për arsyjet pse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi dhe të punojnë jashtë nuk është vetëm paga, por edhe mungesa e kushteve dhe dinjitetit.
Ajo tregoi se ka shumë punëtorë shqiptare që zgjedhin punësimin sezonal në vendet arabe, kryesisht në Katar ku pagat janë mbi 5 mijë euro.
“Ka pasur shumë shqiptarë që kanë shkuar në Dubai ose Emirate por s’e di sa u përshtatet kultura e jetesës atje. Është një kulturë e mbyllur islamike në disa vende. Në varësi të punëve që kanë, p.sh kur ishte Kampionati Botëror në Katar, pagesat ishin shumë të larta. Kanë shkuar 3-6 muaj. Ata kanë diskutuar për pagesa të larta 7 mijë-8 mijë dollarë në muaj pasi kanë nevoja të menjëhershme”, tha ekspertja.