Sekretari i Shtetit për Mjedisin në qeverinë portugeze ka dhënë dorëheqjen.
“Carlos Martins, nën zjarrin e kritikave sepse kishte punësuar kushëririn e tij, si ndihmës të shefit të tij të kabinetit, dorëzoi dorëheqjen që u pranua”, sipas një komunikate të Ministrisë së Mjedisit.
Kushëriri i tij Armindo dos Santos Alves kishte dhënë dorëheqjen gjithashtu një ditë më parë.
“Kam vepruar gjithnjë me mirëbesim (…). Por vlerësoj se kjo çështje mund të dëmtojë qeverinë”, theksoi Martins për të justifikuar kërkesën e tij për dorëheqje që i drejtohej kryeministrit, Antonio Costa.
