Të gjithë ata punonjës që punojnë në të zezë, nuk kanë sesi të ndihmohen nga shteti nëse nuk kanë një dokument që provon se këta persona kanë marrëdhënie pune me pronarin. E vetmja zgjidhje për ta, është denoncimi. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se të gjithë pronarët që do të denoncohen për punë në të zezë, rrezikojnë që t’u hiqet liria.
PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT:
Nuk i ndihmojmë dot ata që paguajnë në të zezë nëse nuk denoncojnë. Të gjithë flasin për Amerikën, por Amerika bazohet mbi atë që sigurohet. Nuk kemi si ti ndihmojmë. Ata të denoncojnë dhe ne po mendojmë deri në heqje lirie për ata që mbajnë punëtorët në të zezë. Ja njëra, shoqja Burbuqe thotë që dritat nuk priten. Dritat ndërpriten shoqja Burbuqe. S’ka njeri që sulmon shitësin e bukës se i thotë që për bukën do më japësh atë që më takon. Dritat nuk vijnë nga qielli, dritat vijnë nga prodhimi. Si ti thuash, më jep dritat se kam hall. Jo, dritat do të paguhen
