Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Punëtorët nga Sri Lanka e Nepali të kënaqur me Shqipërinë: Pagat dhe kushtet këtu janë të mira

17:38 / May 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 909fd27fdfd2a70d355d6b9f40c7db2b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit turistik në Vlorë ka shtyrë bizneset të kërkojnë punonjës në tregun e huaj. Operatorët turistik në Vloirë dhe Rradhimë kanë punësuar të huaj nga Sri Lanka, Turqia apo Nepali. Këta shtetas kanë zgjedhur të punojnë në Vlorë për paga më të larta që ofron Shqipëria në krahasim me vendet ku jetojnë. Andrea dhe Vino janë 2 nga 6 punëtorët nga Sri Lanka që punojnë në pastrimin e hotelit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

“Jam 23 vjeç, vij nga Sri Lanka, do të punoj 6 muaj dhe do të kthehem në vendlindje, kam prindërit dy vëllezër dhe një motër. Paga është e mirë 400 dollarë në muaj, në Sri Lankë ekonomia është shumë e dobët. Kushtet këtu janë të mira”, tha Andrea.

“Jam nga Sri Lanka dhe zgjodha të vij për të punuar për rrogën, 600 dollarë është mirë. Punoj në pastrimin e hotelit. Është hera e dytë në Shqipëri, kam qenë në Tiranë më parë, tani në Vlorë. Është i thjesht edhe komunikimi pasi të gjithë flasin anglisht”, tha Vino.

Sotiri i cili punon prej 15 vjetësh si mjeshtër bojaxhi pranë strukturës hoteliere thotë se ndihma është e madhe pasi mungesa e fuqisë punëtore penalizon strukturat gjatë sezonit.

“Janë njerëz të mirë punojnë, për fat të mirë unë flas anglisht dhe kuptohemi. Pagat janë normale si tregu në Shqipêri, mbi 400. Na japin një dorë se kemi mungesë punëtorësh. Të rinjtë tanë? Nuk kanë dëshirë , të gjithë po ikin dhe detyrohemi të marrim këta”, tha Sotir Xholaj. 

Menaxherja e njësisë hoteliere tha për Euronews Albania se aktualisht 8 janë të huajt që punojnë në hotel, nga Sri lanka dhe Turqia. Sakaq, në ditët në vijim priten edhe 14 punëtorë nga Nepali./Euronews

nepali Punetore Sri Lanka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.