Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Punëtori u dëmtua gjatë punës, në hetim pronari i firmës ndërtuese. Inxhinieri arrestohet

13:33 / August 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë një 25-vjeçar u dëmtua gjatë kohës që po punonte
në një pallat në ndërtim në Tiranë.

Për këtë rast policia ka vënë në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinierin për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe procedohet penalisht pronari i firmës ndërtuese të një pallati në ndërtim,.

Gjithashtu, arrestohen në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese, sepse ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 33 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.