Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji ditën e sotme, për shkak të punimeve në disa kabina nga OSHEE.
Sipas një njoftimi të kësaj të fundit, do të ketë rikonstruksion kabinash në vijim të investimit për mirëmbajtjen e tyre dhe vendosjen e pajisjeve të reja, të cilat do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Më poshtë janë zonat e ndërprerjes së energjisë:
’09:00-14:00, pa energji: rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht
09:00-15:00, pa energji: rruga “Bardhyl”, rruga “Ali Visha” pjesërisht, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht’, thuhet në njoftimin e OSHEE.