Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Punoni në shtet dhe nuk keni paguar taksën apo siguracionin e makinës? Ja çfarë do ndodhë nga muaji mars

16:00 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto makina aksident1643788306
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga marsi, të gjitha automjetet do të jenë në vëzhgim nga një pajisje inteligjente, e cila ka si qëllim evidentimin e mjeteve në qarkullim, që i janë shmangur pagesës së detyrimeve. Tre të tilla do të monitorojnë çdo mjet, në lëvizje apo parkim publik, për të parë nëse i kanë paguar taksat, kolaudimin apo siguracionin.
“Jo vetëm tre, por ju siguroj edhe me një pajisje ne do të jemi në gjendje që për pak javë të kuptojmë se cila është situata reale me mjetet që nuk paguajnë taksat. Këto makina me të till pajisje do të vendosen në hyje kryesore qarkullimi apo në qytetet të mëdha për të evidentuar sa më shumë mjete. Është shumë e rëndësishme jo vetëm për pabarazinë që krijohet, por mbi të gjitha edhe për përgjegjësinë që kemi ndaj të tretëve në rast aksidentit, ndaj taksat, aludimi dhe figuracioni nuk mund të neglizhohen, ndaj do të kenë një sy më shumë- u shpreh Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTR për Vizion Plus.

Konstatimet të shoqëruara me foto dhe me të dhënat konkrete si ora apo vendi, do t’i përcillen policisë së shtetit, për të marrë penalitetet e parashikuara.

Target grupi i parë do të jenë rreth 5 mijë punonjës të administratës publike, që kanë në sistem makina aktive pa paguar detyrimet në shtet.

“Në asnjë rast se nuk kemi tagër të ndalojmë makinat në rrugë, përveç aksioneve të përbashkëta me policinë. As të bllokojmë apo rëndojmë trafikun, gjithçka do të jetë automatike. Të dhënat do të kalojnë në drejtorinë qendrore dhe më pas do ti kalojnë policisë rrugore. Ne do krijojmë një panoramë të qartë të situatës, për të përshkallëzuar më tej masat që do të duhet të marrim”.

Por shifrat e mjeteve pa taksa, mbeten në nivele të larta. Është kjo një nga arsyet pse nevojitet ky monitorim shtesë në rrugë.
“Çdo vendimmarrje do të bëhet duke njoftuar më parë individin. Fillimisht do të përdorim E-Albania, për ata që punojnë në shtet dhe kanë makina me detyrime të prapambetura. Do përdoret posta dhe çdo mjet komunikimi. Por në çdo rast nuk do të ketë penalitet pa njoftim”,-sqaron Gonxhja.

Në total në sistem rezultojnë rreth 800 mijë automjeteve aktive. Dyshimet janë se rreth 20% e tyre janë në qarkullim pa paguar detyrimet.

gonxhe Rama siguracion tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.