Pureja me karrota dhe banane është një recetë për bebe që kërkon shumë pak kohë për t’u përgatitur.
Madje bebet do ta pëlqejnë për shkak të ëmbëlsisë që ajo ka. Mirëpo, shija nuk është e vetmja gjë e mirë që kjo pure ofron për fëmijët tuaj. Edhe përfitimet shëndetësore janë të shumta.
Karota ndihmon në zhvillimin e shikimit dhe gjithashtu është dhe një burim shumë i mirë i beta-karotenit, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin e bebit gjatë vitit të parë të jetës.
Gjithashtu banania e ndihmon bebin gjatë tretjes e ndihmon në trajtimin e konstipacionit dhe përveç kësaj ajo është e pasur me kalium, fibra ,vitamin B2, B6 dhe C, që do ta furnizojnë vogëlushin tuaj me energji për të gjithë ditën.
Përbërësit:
-1 karrotë;
-1 banane;
-2 lugë qumësht gjiri ose formule.
Përgatitja:
1. Në fillim qëroni dhe priteni karrotën në forma rrethore;
2. Në një tenxhere me 1 gotë uji, zieni karrotën deri sa të zbutet;
3. Më pas e hiqni nga zierja dhe e lini të ftohet paksa.
4. Pas kësaj, kalojeni karrotën në blender së bashku me bananen për 2 minuta.
5. Në fund shtoni qumështin dhe vazhdoni ta bëni pure dëri sa të përfitoni një masë kremoze.
Detajet e recetës:
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Kjo është një recetë e përshtatshme për bebe +6 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.