Një ish punonjëse e Departamantit të shtetit u shpall fajtor të mërkurën pasi ka dhënë informacione sekrete zyrtarëve të inteligjencës kineze, dhe në këmbim ka marrë dhurata luksoze.
Gajtë seancës në Gjykatën Federale amerikane Candace Claiborne, e cila ka punuar për Departamentin e Shtetit në vende në të gjithë botën që nga 1999, pranoi zyrtarisht se kishte punuar kundër qeverisë.
Ajo u akuzua në 2017 se kishte marrë dhurata përfshi pushime, pajisje elektronike dhe ka mobiluar apartamentin e saj, si dhe pagesa për shkollimin e në një shkollë mode kineze të një anëtari të familjes, nga dy zyrtarët kinezë, si dhe ka mashtruar për ndërveprimet e saj.
Sipas dokumentit të akuzës, Claiborne është takuar me zyrtarët e inteligjencës kineze çdo muaj, teksa i furnizonte me informacione për lëvizjet dhe bisedat e diplomatëve amerikanë.Ajo përballet me maksimumi 5 vite burg për komplot.
