Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pushojnë reshjet e dëborës, akset nacionale të gjitha të kalueshme

09:56 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tropoja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave dita e sotme ka nisur me një mot më të kthjellët për vendin tonë. Kjo pasi prej disa ditësh në disa qarqe të vendit, vendi është përballur me disa situata problematike në disa qarqe të vendit nga veriu në jug.

Në Fushë Krujë nuk ka patur reshje dëbore dhe të gjitha rrugët e fshatrave të Malësisë janë të kalueshme.

Në Korçë situata shfaqet më e mirë se në ditët e kaluara duke qënë se nuk ka patur as reshje dëbore. Por pavarësisht përmirësimit të motit problematike vijon të mbetet zona e Ersekës, më konkretisht qafa e Qarrit e cila ka një dëndësi të madhe të dëborës dhe për këtë arsye qarkullimi në këtë aks bëhet vetëm me anë të zinxhirëve.

Zona e Mokrës në Pogradec vijon pa energji elektrike, edhe pjesa e Gorës dhe Lekasit pasi linjat janë dëmtuar. Përveç pjesëve problematike në zonat e thella, akset nacionale dhe janë tërësisht të kalueshme pa zinxhirë.

Në qarkun e Dibrës, problemet për shkak të motit vijonë në disa zona të thella ku temperaturat gjatë natës kanë shkuar në 14 gradë celcius. Për shkak të ngricave kanë ngrirë edhe tubacionet duke bërë që të ketë edhe mungesë të ujit në banesa.

Në Ternovën e Madhe dhe të Vogël vazhdojnë që të jenë të bllokuara 115 familje.

Rrugët janë hapur edhe në Bashkinë e Kukësit. Pas pastrimit nga dëbora dhe kriposjes është bërë e mundur edhe hapja e rrugës Kukës-Shishtavec. Autoritetet vendore kanë kontaktuar me ambasadën shqiptare në Kosovë për të bërë të mundur ndërhyrjen në rrugët lidhëse me pikat e kalimit kufitar në Shishtavec e Borje.

Gjatë ditës së sotme do të punohet edhe me segmentin rrugor Ura e Koloshit –Orgjost dhe më pas në njësitë e tjera administrative.

akset nacionale debora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.