Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pushuesit vendas nuk i zëvendësuan dot të huajt, turizmi përgjysmohet, Veriu më i godituri

10:03 / November 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plazhi i Gjeneralit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kufizimet për shkak të situatës së COVID-19 bënë që Shqipëria të përjetonte një turizëm të dobët në sezonin veror me gati përgjysmim të tij.

Të dhënat e Institutit të Statistikave përmes Anketës së Turizmit “Strukturat Akomoduese” në tremujorin e tretë të vitit tregojnë se numri i vizitorëve në këto struktura gjithsej është ulur me 43,3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019. E njëjta tendencë në ulje është shfaqur edhe për net-qëndrimet, tregues që është ulur me 44,9%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019.

Në raport me atë çfarë kanë preferuar turistët kur vjen fjala te bregdeti apo mali, dominon i pari pasi 79% e tyre kanë zgjedhur detin. Nga ana tjetër, Jugu mbetet rajoni më i vizituar, ku 42.1% e net-qëndrimeve në këtë tremujor ka qenë pikërisht në këtë rajon.

INSTAT vlerëson se nëse do të analizojmë sjelljen e vizitorëve rezident nga net-qëndrimet, vërehet se vizitorët rezidentë shqiptarë kanë preferuar të pushojnë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator në rajonin e Jugut duke shpenzuar 5,3% net-qëndrime më shumë, në Zonat Bregdetare duke shpenzuar 10,7% net-qëndrime më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Nga ana tjetër, Veriu ka marrë goditjen më të madhe me një rënie të net-qëndrimeve me mbi 50%. Efekti negativ në frekuentimin e Veriut ndihet edhe për faktin që përfshin disa prej pikave më interesante malore dhe që zakonisht frekuentoheshin nga të huajt që për këtë sezon nuk mundën të vinin. Çekët, polaket, gjermanët apo dhe grupe të tjera të organizuara, ndër vite kanë qenë ndër vizitorët më të mëdhenj të Veriut kryesisht Theth, Valbonë.

INSTAT vlerëson se gjatë tremujorit të tretë 2020 është shënuar rënie e numrit të vizitorëve  ku numri i vizitorëve rezident është ulur me 9,2%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë është ulur me 59,3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019.

Nëse do të analizojmë vizitorët rezidentë sipas rajonit, afërsinë me bregdetin dhe llojin e strukturave akomoduese, treguesi që nuk ndjek këtë ecuri është numri i vizitorëve rezidentë të cilët kanë pushuar në Rajonin e Jugut duke u rritur me 0,4%, në Zonat Bregdetare është shënuar rritje me 25,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në anketë.

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,2%, kundrejt 38,2% që ishte në tremujorin e tretë 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4%, kundrejt 43,4% që ishte në tremujorin e tretë 2019” thuhet në publikimin e INSTAT./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.