Moti i keq ka përfshirë thuajse gjithë botën, duke gjetur të papërgatitur shumë pushues, të cilët po kalonin pushimet verore në plazh.
Një dallgë e madhe në Rio De Zhanerio krijoi panik të madh tek pushuesit, duke i zënë në befasi dhe duke iu mbuluar çadrat dhe gjithçka. Ata janë detyruar të marrin menjëherë në krahë fëmijët e tyre, pasi vala e madhe pushtoi bregun e detit.
Ndonëse ka zgjatur më pak se një minutë, ka shkaktuar shumë panik dhe kaos, duke shpërndarë të gjitha sendet e turistëve në të gjithë bregun. Siç mund ta shihni edhe në video, dëgjohen ulërimat e pushuesve dhe shihet teksa ata vrapojnë për t’i shpëtuar dallgës.
