Valentin Selmanaj, është mësuesi i cili është filmuar teksa puth në buzë të miturën dhe video u shpërnda menjëherë në rrjet. Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se mësuesi e ka puthur në buzë atë dy herë edhe pse ajo e ka kundërshtuar.
Selmanaj ka mohuar akuzat. Në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por thotë se vetëm e ka përkëdhelur dhe duke i vendosur dorën në kokë e ka afruar afër vetes për disa sekonda.
Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës, që ka filmuar momentin. Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.
