Sipas ‘The Guardian’ Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë në përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO -s .
Urdhri, i cili u njoftua nga agjencia e lajmeve TASS, erdhi pas një takimi midis Putinit, ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Valery Gerasimov.
