“Skynews” njofton se në një deklaratë të tij, presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë një ftesë të hapur kujtdo që dëshiron të luftojë kundër forcave ukrainase. Ai tha se të gjithë ata që duan të mbështesin trupat ruse, janë të mirëpritur.
Ndërkaq, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu hodhi idenë se të gjithë ushtarët në rajonet rebele të Luhansk dhe Donetsk duhet të pajisen me sisteme raketore- antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger .
Nga ana e tij, Putin shprehu mbështetjen e tij për një ide të tillë gjatë një fjale të mbajtur në një takim të këshillit rus të sigurisë. Ministri Shoigu tha se 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme ishin të gatshëm të luftonin me forcat e mbështetura nga Rusia.
