Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Putin është filmuar duke kryer marrëdhënie me djem”, çfarë thoshte ish-spiuni rus para se të vritej

23:47 / March 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPIUNI Rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-spiuni rus Alexander Litvinenko, i cili u vra pasi u helmua me polonium në vitin 2006 në Londër, pretendonte se presidenti Vladimir Putin ishte filmuar duke bërë seks me djem në banesën e tij në Moskë.

Referuar delaratës së Litvinenkos dhe mediave të huaja, thuhet se presidenti kryente marrëdhënie me djem gjatë kohës kur ai ishte student dhe një video e cila e dëshmonte këtë gjë ekzistonte.

Pavarësisht se e akuzoi Putinin për shkatërrimin e videos, regjistrimi dyshohet se u bë në të njëjtin apartament ku një politikan tjetër kryente orgji,  që më vonë u pretendua se ishte gjenerali Yuri Skuratov.

Sipas Daily Beast, një hetim mbi vdekjen e spiunit dhe pretendimet e tij se Putin ishte pedofil është ajo që mund ta ketë sjellë vdekjen e tij. 

Goditja ndaj ish-spiunit rus u spekulua si urdhra personale nga presidenti rus, pasi vrasja e tij u zbulua se ishte shkaktuar nga një dozë vdekjeprurëse e helmit të izotopit radioaktiv polonium210, i cili i lante çaj jeshil në tenxheren e tij ndërsa qëndronte në hotelin Mayfair. Vrasja e tij erdhi menjëherë pasi pretendimet e Litvinenkos u postuan në një artikull në faqen e internetit separatiste çeçene Chechenpress. 

Artikulli doli në vitin 2006 pas pamjeve filmike të publikuara të Putinit në Kremlin duke ngritur këmishën e një djali të ri dhe duke i puthur barkun. 

Litvinenko pretendoi se shfaqja e dashurisë së Putinit ndaj djalit ishte një shenjë e një sekreti të mbajtur prej kohësh nga KGB për liderin. Ai pretendoi se videot e përmendura të Putinit duke bërë seks me djem në banesën e tij në Moskë ekzistonin, por u shkatërruan kur ai erdhi në pushtet. Ai foli gjithashtu se si Putinit iu mohua një pozicion në divizionin e inteligjencës së jashtme si një rekrutë i ri, sepse shefat e tij zbuluan se ai ishte një pedofil menjëherë pas diplomimit të tij.

“Shumë vite më vonë, kur Putin u bë drejtor i FSB-së dhe po përgatitej për presidencën, ai filloi të kërkonte dhe shkatërronte çdo material kompromentues”, shkroi Litvinenko. “Ndër të tjera, Putin gjeti videokaseta në drejtorinë e Sigurisë së Brendshme të FSB-së, të cilat e tregonin atë duke bërë seks me disa djem të mitur”, pohoi ai më tej.

Në një hetim të regjistruar për vrasjen e Litvinenkos nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në pension, Sir Robert Owen, spiuni i vrarë kishte pasur një armiqësi personale ndaj Putinit në atë kohë dhe kishte bërë kritika të pandërprera ndërsa ai fliste se lideri ishte një pedofil. Owen tha se Litvinenko bëri sulme të përsëritura shumë personale ndaj presidentit rus dhe zbuloi akuzat për pedofili disa muaj para vdekjes së tij.

Djem filmuar putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.