Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin: Këmbimet e të burgosurve me SHBA-në janë të mundshme

18:26 / December 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 9 dhjetor, tha se këmbimi i mëtejmë i të burgosurve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është i mundur dhe se kontaktet midis shërbimeve të inteligjencës të të dyja vendeve do të vazhdojnë.

Putin foli në një konferencë shtypi në Bishkek të Kirgizisë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, në këmbim të të burgosurve, këmbyen tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, me basketbollisten amerikane, Brittney Griner.

“Po, gjithçka është e mundur”, tha Putin.

“Kontaktet vazhdojnë, në fakt nuk u ndalën asnjëherë… U gjet kompromisi, ne nuk refuzojmë ta vazhdojmë këtë punë në të ardhmen”, tha presidenti rus.

Rusia edhe më tej është duke mbajtur Paul Whelanin, një veteran marins amerikan, i cili u dënua për spiunazh në vitin 2020.

Më 8 dhjetor, agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar avokatin e Whelanit, raportoi se Uashingtoni dhe Moska po vazhdonin bisedimet për lirimin e Whelanit.

Ndërkohë, më 9 dhjetor, aeroplani me yllin amerikan të basketbollit, Brittney Griner zbarkoi në SHBA, pasi ajo u lirua në një këmbim të burgosurish pas gati 10 muajve të kaluar në burg në Rusi. Griner u pa duke zbritur nga aeroplani në bazën e forcave ajrore San Antonio-Lackland në Teksas, raporton AP-ja.

“Muajt e fundit kanë qenë ferr për basketbollisten Griner dhe gjithë familjen e saj”, tha presidenti amerikan Joe Biden pas lirimit të saj më 8 dhjetor.

Më pas Biden tha gjithashtu se “Amerika nuk e ka harruar Paul Whelanin”, një tjetër shtetas amerikan i burgosur në Rusi që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të akuzave për spiunazh.

Familja e Whelanit dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat për spiunazh janë të pabaza.

“Fatkeqësisht, Rusia po e trajton rastin e Paulit ndryshe nga ai i Brittney Grinerit për arsye krejtësisht të paligjshme”, tha Biden.

Shkëmbimi i Grinerit dhe Boutit është shkëmbimi i dytë i të burgosurve në tetë muaj e fundit, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. Të burgosurit e tjerë nuk u përmendën si pjesë e marrëveshjes. Në vitet e fundit, Rusia ka dënuar disa qytetarë amerikanë me burgime të gjata./ Rel

putin SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.