Liderët botërorë po shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të monarkes që qëndroi 70 vite ne fron. Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllimet mbretit Charles III, pasuesit të Elisabeth II pas vdekjes së saj. “Ju uroj guxim përballë kësaj humbjeje të vështirë dhe të pariparueshme”,- thuhej në njoftimin e ministrisë së Jashtme ruse në Twitter. Po ashtu Putin përcolli mbështetjen e tij për anëtarët e familjes mbretërore dhe të gjithë popullit të Mbretërisë së Bashkuar.
Add A Comment
