Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin nuk ndalet! Forcon rrethimin ushtarak në Ukrainë, dalin pamjet satelitore

22:29 / February 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin po forcon rrethimin ushtarak në Ukrainë. Pamjet satelitore të rrethimit që janë publikuar në mediat ndërkombëtare orët e fundit, dëshmojnë se Rusia ka rrethuar ushtarakisht Ukraninën, jo vetëm me trupa por edhe me pajisje të shumta ushtarake.

Në të njëjtën kohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një foto ku shihen trupat ushtarake ruse në Bjellorusi,  kjo në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët.

Forcimi i pranisë ushtarake ruse rreth Ukrainës vjen në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare, nuk ka arritur të gjejë një “rrugëdalje” nga kriza dhe mes një skene shpërthyese me kërcënime dhe paralajmërime nga të dyja palët.

Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, presidenti amerikan Joe Biden dha “dritën jeshile” me miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme.

Imazhet satelitore të marra dhe analizuara nga Maxar Technologies , dhe të publikuara në CNN , “pasqyrojnë një nivel të rritur aktiviteti dhe gatishmërie “, sipas kompanisë amerikane.

Maxar dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve satelitore kanë parë në muajt e fundit zgjerimin e instalimeve ekzistuese ushtarake, kampet e trajnimit dhe bastionet në një zonë 241 kilometra të thellë përgjatë kufirit me Ukrainën. Disa të tjera janë vetëm pak kilometra larg kufirit.

Imazhet tregojnë një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake dhe vendosjen e tendave të reja për trupat që tregon se kampi është gati për të strehuar një numër shtesë ushtarësh  megjithëse nuk ka asnjë tregues të qartë.

61faefb628b251

potin rrethimin ukraines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.