Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin: Rusia duhet të fitojë besimin tek SHBA

20:10 / February 19, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Putini
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t’i jepet një zgjidhje luftës trevjeçare të vendit të tij në Ukrainë.

Zoti Putin u tha gazetarëve në Shën Petersburg se ishte i kënaqur me rezultatin e bisedimeve të nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë të cilat u mbajtën të martën në Arabinë Saudite. Ai shtoi se ato ishin një “hap i parë” drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tensionuara mes Moskës dhe Uashingtonit.

Por ai shtoi se “është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë një fjalimi televiziv Presidenti Putin tha se do të dëshironte të mbante një takim të nivelit të lartë me Presidentin amerikan Donald Trump”, por që ai të prodhonte rezultate sipas tij, nevojiteshin përgatitje paraprake.

Bisedimet në Riad, të udhëhequra nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ishin të parat bisedime të rëndësishme mes dy superfuqive, pas më shumë se tre vitesh nga sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe përpjekjeve perëndimore të udhëhequra nga Uashingtoni për të armatosur Kievin, me synim zmbrapsjen e sulmit.

“Jam informuar mbi bisedimet. I vlerësoj lart dhe ka rezultate”, tha zoti Putin sipas agjensisë së lajmeve ‘Interfax’ në një fabrikë dronësh në Shën Petersburg. “Për mendimin tim, ne bëmë hapin e parë për të rikthyer bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interesa të përbashkëta”.

As zyrtarët ukrainas dhe as evropianë nuk ishin në tryezë në bisedimet e Riadit, por Shtetet e Bashkuara thanë se ata do të përfshiheshin në negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moska e filloi agresionit ndaj Ukrainës pothuajse katër vjet më parë. Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të pranojë një zgjidhje të imponuar të konfliktit.

Ndërsa ish-presidenti amerikan Joe Biden dha dhjetëra miliarda dollarë në armatime për Kievin, presidenti aktual Donald Trump, po nxit një fund të shpejtë të luftës të filluar nga Moska.

Ai tha të martën se Ukraina “nuk duhet ta kishte filluar kurrë” luftën. Në një koment të ri të mërkurën në platformën e tij “Truth Social”, Trump e quajti Presidentin Zelenskiy një “diktator të pazgjedhur”.

putini Rusia SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndalet flamuri serb për Vidovdan, Serbia: Kurti valvit flamujt e UÇK dhe Shqipërisë së Madhe

21:20 / June 12, 2025

Shkupi pranon kërkesën e administratës Trump

18:47 / June 12, 2025

I shpëtoi rrëzimit të avionit në Indi, 40-vjeçari: Pati një zhurmë të madhe

17:48 / June 12, 2025

Irlanda e Veriut zhytet në kaos. Dhunë, flakë dhe shkatërrime

16:38 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.