Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin shpall armëpushim 2-ditor për Ditën e Fitores: Nëse sulmoni do godasim me raketa në qendër të Kievit!

21:50 / May 4, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një armëpushim dy-ditor më 8 dhe 9 maj në luftën me Ukrainën, me rastin e festimeve për Ditën e Fitores, dita kur ushtria sovietike fitoi ndaj ushtrisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas deklaratës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtria do të respektojë një armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj “bazuar në vendimin e Udhëheqësit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin”.

Ministria paralajmëroi gjithashtu se nëse Ukraina përpiqet të prishë festimet, “do të ketë një sulm masiv me raketa në qendër të Kievit”.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi këtë propozim “cinik” dhe “të pandershëm”.

“Kjo është lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Një armëpushim njëditor, dhe vrasja e popullit tonë para tij, është, për ta thënë butë, e pandershme. Sot, Merefa, dje, Dnipro: të vdekur, të plagosur, të rritur, fëmijë. Pas gjithë kësaj, të thuash ‘le të ndalemi për një ditë për të mbajtur një paradë’ nuk është serioze”, tha Zelensky, duke shtuar se Moska ende nuk e ka informuar zyrtarisht Ukrainën për marrëveshjet e përkohshme të armëpushimit.

Zelensky nënvizoi se nuk ka festa në Ukrainë dhe se pas 9 majit, rusët “do të kthehen te vrasjet”.

armepushim DITA fitores putin zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.