Presidenti i vendit, Vladimir Putin, deklaroi sot se vaksina e tyre për koronavirusin është e para në botë. Ai shtoi se ajo vaksinë është përdorur edhe te vajza e tij.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada ruse në Tiranë. Në reagimin e tyre thuhet se vaksina ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve
Postimi i ambasadës ruse në Tiranë:
Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.
