Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Nikolai Valuev, i cili u shpall dy herë fitues i brezit ËBA dhe mban rekordin e kampionit të botës më të gjatë ndonjëherë, ka zbuluar se është thirrur të luftojë për ushtrinë ruse të Vladimir Putin në Ukrainë.
Valuev luftoi me David Haye në vitin 2009, duke humbur ndaj britanikut me vendim të shumicës. Kjo doli të ishte lufta e tij e fundit dhe ai u zhvendos në politikë për t’u bërë anëtar i parlamentit në Partinë Rusia e Bashkuar e Putinit dy vjet më vonë. Ai tani ka shpjeguar se është thirrur në ushtri, dhe po planifikon të regjistrohet javën e ardhshme.
“Për mendimin tim, të gjithë kanë marrë një thirrje,” tha Valuev për gazetën ruse Izvestia.
“E mora thirrjen menjëherë përpara udhëtimit tim në Donbas, dhe nuk isha në shtëpi. Javën e ardhshme do të shkoj patjetër dhe do të paraqitem në zyrën e regjistrimit”.