Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin vizitë befasuese në Kursk

15:11 / May 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 59d0b0869d26a8042a95267d69121ac9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një kohë kur ai po akuzohet se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën. Kjo ishte vizita e tij e parë në Kursk prej kur trupat ruse i zmbrapsën forcat ukrainase nga pjesët e pushtuara të këtij rajoni pas një inkursioni ukrainas vitin e kaluar. Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke u takuar me disa grupe banorësh në Kursk, si dhe me guvernatorin e përkohshëm të rajonit, Aleksander Khinshtein.

Trupat ukrainase nisën inkursionin në gusht të vitit të kaluar, në një sulm të guximshëm që e kishte zënë në befasi Rusinë. Një kohë Kievi tha se kontrollonte rreth 1.400 kilometra katrorë të rajonit. Muajin e kaluar, Moska pretendoi se i ka zmbrapsur ushtarët ukrainas duke i dhënë fund inkursionit. Vizita e Putinit vjen mes akuzave se ai po i zvarrit bisedimet për paqe për ta përfunduar konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai akuzohet se po e bën këtë në përpjekje për të fituar sa më shumë territor dhe për ta forcuar pozitën e Moskës në tryezën e negociatave.

Javën e kaluar, negociatorët rusë dhe ukrainas zhvilluan takimin e parë ballë për ballë pas më shumë se tri vjetësh, në përpjekje për t’i ndalur luftimet. Megjithatë, kishte pak përparim, gjë që e shtyu presidentin amerikan, Donald Trump, të zhvillojë një bisedë telefonike dyorëshe me Putinin më 19 maj, e cila përfundoi me një premtim nga Moska për të përgatitur një memorandum me parakushte për një armëpushim gjë që shumë analistë dhe diplomatë evropianë e konsideruan si taktikë të Kremlinit për ta zvarritur procesin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një seancë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit më 20 maj se Trump nuk ka vendosur sanksione të reja ndaj Moskës, sepse ai “beson se nëse tani fillon të kërcënojë me sanksione, rusët nuk do të bëjnë negociata, dhe se ia vlen ta ruajmë mundësinë për të biseduar me ta, për t’i shtyrë drejt tryezës së bisedimeve”. Bashkimi Evropian dhe Britania miratuan paketa të reja sanksionesh ndaj Rusisë të martën, ndërsa blloku evropian njoftoi se tashmë po planifikon një rund tjetër sanksionesh “masive”.

Nga ana e tij, Kremlini mohoi përsëri se po e zvarrit procesin, me zëdhënësin Dmitry Peskov që u tha gazetarëve se “të gjithë po punojnë në mënyrë dinamike” drejt një zgjidhjeje për konfliktin. Që kur mori detyrën katër muaj më parë, Trump e ka bërë prioritet të politikës së jashtme përfundimin e luftës në Ukrainë. Në mars, ai kërkoi që të dyja palët të bien dakord menjëherë për një armëpushim 30-ditor. Ai e ka përsëritur këtë kërkesë prej atëherë, duke thënë se do të vendosë sanksione ndaj çdo vendi që e minon armëpushimin. Derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar propozimin e Shtëpisë së Bardhë, Putin jo, duke kërkuar që Kievi t’i pranojë disa parakushte, si njohjen e aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia, çmilitarizimin e vendit dhe statusin neutral të tij./REL/

kursk putin russia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.