Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Putin vuan nga kanceri…?, reagon Lavrov: Ai nuk ka shenja që tregojnë se….

11:48 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov putin 932530
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mohuar deklarimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë, dhe se vuan nga një lloj tumori në gjak. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryediplomatit rus Sergei Lavrov, i cili tha se: “Putin nuk ka shenja që tregojnë për ndonjë sëmundje”.

Sipas Lavrov, raportimet që Putin po vuan nga kanceri janë thashetheme! Duke iu përgjigjur një pyetje nga transmetuesi francez TF1, kryediplomati rus tha: “Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin tek Putin shenja të një lloj sëmundjeje”.

Lavrov tha se Putin, i cili do të mbushë 70 vjeç në tetor, shfaqet në publik “çdo ditë”. “Ju mund ta shikoni atë në ekrane, të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij,” tha Lavrov.

Raportimet se Putin po vuan nga kanceri, Lavrov i quajti thashetheme. “E lë në ndërgjegjen e atyre që përhapin thashetheme të tilla”, u shpreh ai.

Putin, i cili ka qenë në pushtet në Rusi për më shumë se dy dekada, dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, duke shkaktuar valë tronditëse në mbarë botën. Ofensiva e Moskës ka vrarë mijëra njerëz, ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka çuar në sanksione të pashembullta perëndimore kundër Moskës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.