TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Përplasje fizike në fushë, Ronaldo i nervozuar sulmon kundërshtarin

22:32 / February 4, 2023

Xhonatan lë shtëpinë e BBV, pas pak eliminohet një tjetër banor

22:14 / February 4, 2023

Urinimi gjatë sfidës/ Amos: Luizi s’ka këllqe por Armaldos nuk i tolerohet, është njeri i arteve

21:57 / February 4, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

“Putini i vogël i Ballkanit”, Vuçiç kundër etiketimit: Koment mizor dhe brutal

22:30 / January 19, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I etiketuar si “Putini i vogël në Ballkan” për shkak të provokimit të tensioneve në veri të Kosovës dhe jo vetëm, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk ka sulmuar asnjë vend dhe as nuk ka për ta bërë. Nga Davosi i Zvicrës ku ishte pjesë e forumit “Zgjerimi i horizonteve të Europës” ai qartësoi dhe pozicionin mbi Ukrainën, duke thënë se mbështet integritetin territorial të saj. Por nga ana tjetër ju shmang pyetjes nëse Putin është një kriminel lufte.

Vuçiç: Kemi një normë të mirë rritje. Kemi qenë në vendet me rritjen më të madhe në Europë. Çështja është si të vazhdojmë me të njëjtin ritëm rritje. Mund të bëjmë shumë gjëra për shtetin e së drejtës. Nuk ka ëndrra të mëdha, s’jemi aq entuziast sa ishim. As BE s’është aq entuziastë.

Të gjitha shifrat në Ballkan, ka një popullaritet në rënie në raport me BE-në. Është e pritshme. Është pak a shumë e njëjta. Do bëjmë më të mirën. Po mburremi se po marrin reforma të vështira për drejtësinë. Nëse do të jemi pjesë e BE-së, e di që nuk do të ndodhë.

Prej disa kohësh në media është përfolur shumë se Vuçiç është një Putin i vogël në Ballkan, do të nisë luftë kundër vendeve të rajonit, fqinjëve. Me aq sa di, ka nja 1700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore. Deri tani nuk kemi sulmuar askënd. Nuk do ndodhë. Është një koment cinik. Nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë. Ka qenë vetëm një koment brutal, mizor, si gjithmonë.

Kur vjen fjala për Ukrainën, mbështesim integritetin territorial të saj, njësoj si të Serbisë. A është Krimea pjesë e Ukrainës? Nëse na pyesni ne, është pjesë e Ukrainës. Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj kësaj. Serbia mbështet dhe respekton çdo rezolutë të OKB-së. Pse disa fuqi të mëdha nuk e respektojnë rezolutën e OKB-së. Po flas për integritetin territorial të Serbisë.

Kur erdhi fjala për të votuar për të dënuar pushtimin që ndodhi në 24 shkurt, ne votuam në favor. E vetmja çështje është kur ju vendosni sanksione. Ne i kemi përjetuar sanksionet për 10 vjet. Nuk do sjellë rezultate të mira. Urrej gjithnjë të bëjë pjesë në klubin e të njerëzve që mendojnë njësoj. Kur flasim për qëndrimet politike, gjithmonë Serbia është krah.

Gazetari: Ju hezitoni për sanksionet. Por a jeni dakord se Putini është një kriminel lufte?

Vuçiç: Nuk më duket e drejtë, duket sikur je bërë gjyqtar.

Gazetari: Unë po bëj pyetje.

Vuçiç: Po del në përfundime. Kur të flasim për afërsinë dhe Vladimir Putinin, nuk them që ai është lunatik siç ka dëgjuar shumë këtu. Ka shumë udhëheqës europianë që kanë shkuar në Moskë dhe e kanë takuar disa herë me Putinin dhe nuk më kanë informuar mua për rezultatet e këtyre bashkëbisedimeve. Hera e fundit kur kam folur me të ka qenë për furnizimin me gaz të Serbisë.

Nuk isha i zhgënjyer, por as i lumtur. Por herën tjetër pres të më informojnë për rezulultatet e bashkëbisedimeve të tyre me Putin sepse ata më thonë mua çfarëdolloj gjëje që bëjmë, edhe kur flasim për pjesën e elementëve të tjera të Rusisë, cila ishte tema?

davos putini Vucic
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Britania e Madhe, e gatshme që të dërgojë sa më shpejtë pajisjet ushtarake në vijën e frontit

21:30 / February 4, 2023

Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

20:21 / February 4, 2023

“Një balonë e dytë kineze përgjimi identifikohet mbi Amerikën Latine”

17:59 / February 4, 2023

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT

17:36 / February 4, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Xhonatan lë shtëpinë e BBV, pas pak eliminohet një tjetër banor

22:14 / February 4, 2023

Urinimi gjatë sfidës/ Amos: Luizi s’ka këllqe por Armaldos nuk i tolerohet, është njeri i arteve

21:57 / February 4, 2023
Raporto Tani
Te fundit

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Përplasje fizike në fushë, Ronaldo i nervozuar sulmon kundërshtarin

22:32 / February 4, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.