Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putini përgëzon Elon Musk pas sabotimit të ukrainasve

22:21 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi miliarderin amerikan Elon Musk, duke e quajtur themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX, një “biznesmen të talentuar”. Putini i bëri komentet në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, teksa foli për programin hapësinor të Rusisë.

“Elon Musk… është padyshim një njeri i jashtëzakonshëm. Duhet pranuar. Mendoj se e gjithë bota e pranon këtë. Ai është një biznesmen aktiv dhe i talentuar.”

Pas Musk-ut Putini foli me keqardhje edhe për ish-presidentin Trump ndërsa shtoi se nuk pret ndonjë ndryshim në politikën amerikane ndaj Rusisë.

Komentet e Putinit vijnë pasi rrejti televiziv amerikan CNN zbuloi se miliarderi Musk, pronar i kompanisë së shërbimeve satelitore SpaceX sabotoi një operacion ushtarak ukrainas për të sulmuar me dronë detarë flotën ruse të Detit të Zi.

Vetë Musk pranoi refuzimin e kërkesës urgjente të qeverisë ukrainase për të zgjeruar mbulimin e sinjalit të satelitëve Starlink në Sevastopoltë Krimesë, rajon që Rusia aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Musk sqaroi nëse do të pranonte kërkesën urgjente “atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzim konflikti”.

Mbajtja e kontakteve të drejtpërdrejta të Elon Musk-ut me Kremlinin dhe personalisht me ambasadorin rus në Uashington dhe presidentin Putin ka ndezur sirenat e alarmit në radhët e ligjvënësve.

Senatorja demokrate Elizabeth Warren bëri thirrje për nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Elon Musk dhe kompanisë së tij, SpaceX.

Kongresi i SHBA-së duhet të hetojë “nëse kemi mjete të përshtatshme për t’u siguruar që politika e jashtme po drejtohet nga qeveria dhe jo nga një miliarder”, tha Warren më 11 Shtator në Uashington.

Sinjalizimet e para për sabotimin e operacionit ukrainas nga Elon Musk-u dolën më 7 Shtator në një fragment biografie të miliarderit kur përshkruhet se si ai udhëzoi fshehurazi inxhinierët e tij që të çaktivizonin sinjalin satelitor të Starlink pranë Krimesë.

Elon Musk pergezon putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.